Thaci kritikon qeverinë nuk e menagjuan mire situaten ne pandemi

HomeAktualitet

Thaci kritikon qeverinë nuk e menagjuan mire situaten ne pandemi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vizituar sot Odën Ekonomike të Kosovës.

Aty presidenti është pritur nga kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe anëtarët e kësaj Ode.
Thaçi theksoi faktin që pandemia Covid-19 në Kosovë është duke kaluar gradualisht.

“Pasi që edhe Kosova sikur vendet e tjera të rajonit gradualisht por edhe suksesshëm po e tejkalon gjendjen natyrshëm shtrohet obligim për të gjithë ne si institucione të vendit të rikthehemi me një përkushtim maksimal në jetën sa më normale dhe në veçanti për rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se është jetike që të nxirret një pako e plotë dhe në përputhje me interesat e bizneseve.

“Është jetike të nxirret një pako e plotë dhe në përputhje me interesat e bizneseve. Kemi një interes të veçantë për sektorin privat dhe për kujdesin që duhet të kemi për punëtorët me qëllim që të vazhdojë edhe prodhimi. Duhet një bashkëpunim i gjithë spektrit politik”, ka thënë presidenti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1