Thaçi ia uron ditëlindjen e 83-të nënës së tij: Më ka përcjellë urimi yt në çdo hap

HomePolitike

Thaçi ia uron ditëlindjen e 83-të nënës së tij: Më ka përcjellë urimi yt në çdo hap

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar nënën e tij për ditëlindjen e 83-të.

Thaçi me fjalë emocionuese ka thënë se është rritur me përkushtimin më të madh e ka rritur atë dhe fëmijët e tjerë të familjes.

Mbi të gjitha, Thaçi ka thënë se është i lumtur që nëna e tij e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit, shkruan GazetaLajmi.

Urimi i plotë i Thaçit:

Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të ❤️

Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë shtatë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive.

Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj. Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë.

Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë.

Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund. HTH

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0