Thaçi i çon selam Lajcakut: Nëse ka ardhur për diçka konkrete e jo për të hulumtuar terren, atëherë takohemi

HomeAktualitet

Thaçi i çon selam Lajcakut: Nëse ka ardhur për diçka konkrete e jo për të hulumtuar terren, atëherë takohemi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar se ende nuk ka një takim në agjendë me emisarin e BE’së, Miroslav Lajcak, i cili pritet të arrijë sonte vonë në Kosovë, shkruan Gazeta Lajmi.

Thaçi përmes një konference për media ka bërë të ditur se me Lajcakun do të takohet vetëm nëse ka diçka konkrete, e jo vizitë ‘sa për të hulumtuar terren’, siç e theksoi ai.

“Lajcak nuk është në Kosovë, sapo të zbret në orët e vonshme ekipet tona do të komunikojnë me njëra tjetrën dhe nëse ka diçka konkrete jo për të hulumtuar terren, atëherë takohemi.”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Metro.
Ndër të tjera, Presidenti në këtë konferencë ka folur për ftesën e SHBA’së në Shtëpine e Bardhë më 27 qershor.

Ai e ka quajtur këtë si një proces shumë të rëndësishëm, ndërsa është shprehur i bindur se do të ketë sukses.

“Qendrimi i SHBA’së dhe ftesa për 27 qërshor për takim në Shtëpinë e Bardhë rritë shpresën, optimizmin dhe besimin se ky proces do të ketë sukses. Ky proces ka mbështetjen e qartë të SHBA’së, të vet Presidentit Trump por edhe të mabasadorit Grenell. Kosova gjithmonë ka besuar në SHBA’në dhe ka dalë fituese”, tha Thaçi.

“Washingtoni e ka thënë gjatë se ky proces është për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por në të njëjtën kohë për të vazhduar angazhimet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Të bashkuar dhe në partneritet me SHBA’në, jam i bindur që do t’ia dalim me sukses dhe do të kemi rezultate konkrete. Kështu ka qenë edhe në Rambuje, Vjenë, kështu do të jetë edhe në Washington.”, shtoi ai në fund. në fund, përcjell Gazeta Metro.

Vlen të theksohet se kryetari i Shtetit e ka kundërshtuar që në fillim emërimin e Lajcakut si emisar të BE’së, duke marrë parasysh se ai vjen nga Sllovakia, vend që nuk e ka njohur Kosovën dhe kishte votuan kundër pranimit të vendit në UNESCO.

Lajcak pritet të arrijë sot në Kosovë, rreth orës 17:00.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0