Thaçi: Grupi i Kurtit, Sveçlës e Vitisë të japë përgjegjësi për shtytjen në vetëvra.sje të studentit nga Gjilani

HomePolitike

Thaçi: Grupi i Kurtit, Sveçlës e Vitisë të japë përgjegjësi për shtytjen në vetëvra.sje të studentit nga Gjilani

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet relevante për vde.kjen e 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve.

Ai ka thënë se grupi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d. të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi ligjore për, siç ka thënë ai, shtytjen në vetëvras.je.

“Unë mendoj që grupi i Kurtit, Vitisë e Sveçles duhet të sqarojë çështjen e rrezikut të jetës për zotin Pacolli që i kanosej gjatë fluturimit për në Prishtinë dhe pse ka devijuar Pacolli në drejtim të Tiranës, sikurse ka përgjegjësi morale e politike dhe ligjore të japin grupi Kurti-Vitia-Sveçla për shtytjen në vetëvra.sje të studentit nga konviktet në Prishtinë si dhe seleksionimin politik të njerëzve kush duhet të rrijë i karantinuar e kush jo. Në këtë drejtim ata duhet të përgjigjen sa më shpejtë”, ka thënë ai.

Tutje Thaçi ka thënë se karantinimi në konvikte duhet të bëhet në mënyrë profesionale dhe të mos ketë qasje selektive politike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0