Thaçi akuzon Vetëvendosjen e Ministrin Vitia, thotë se po lirohen njerëz nga karantina në baza politike

HomePolitike

Thaçi akuzon Vetëvendosjen e Ministrin Vitia, thotë se po lirohen njerëz nga karantina në baza politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për situatën politike në vend dhe atë me pandeminë.

Thaçi ka falënderuar shërbyesit mjekësore për punën e tyre dhe menaxhimin e situatës me koronavirus.

Mirëpo, ai ka akuzuar partinë në pushtet, Vetëvendosjen për menaxhim jo profesional të karantinës në Qendrën e Studentëve.
Thaçi ka thënë se karantinimi në konvikte duhet të bëhet në mënyrë profesionale e të mos ketë qasje selektive politike.

“Karantinimi në konvikte duhet të bëhet në mënyrë profesionale e sidomos të mos ketë qasje selektive politike, dikush të karantinohet e dikush jo. Kështu ruajmë shëndetin dhe rrisim gjasat për rimëkëmbjen e ekonomisë”, u shpreh Thaçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0