Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë dhe Turqinë, ja si shemben godinat në Izmir(Video)

HomeAktualitet

Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë dhe Turqinë, ja si shemben godinat në Izmir(Video)

Një tërmet i fuqishëm me mangnitudë 6.7 të shkallës rihter është ndjerë sot në mesditë në Greqi dhe Turqi.

Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua pak minuta më parë në Detin Egje duket se ka lënë dëme të mëdha sidomos në qytetin turk të Izmirit.
Siç shihet në videon e mëposhtme, disa ndërtesa janë shembur, ndërsa dyshohet se ka persona nën rrënoja.
Sipas prefektit të Izmirit, ende nuk ka informacione për vi ktima, ndërsa shtoi se është ngritur grupi për menaxhimin e krizave.

Bëhet fjalën për zonën Alsancak, ndërsa forca e tërmetit llogaritet nga 6.6 në 6.9 i shkallës rihter.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera të Turqisë Ayd?n, Mu?la, Manisa, Denizli, Çanakkale, Bursa, ?stanbul, U?ak, Kütahya, Bursa, Yalova, Tekirda? dhe Edirne, por edhe në Greqi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0