Ten sionet në Mesdheun Lindor/ Makron mesazh në turqisht

HomeAktualitet

Ten sionet në Mesdheun Lindor/ Makron mesazh në turqisht

Pas përplasjeve në distancë me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti francez, Emmanuel Macron për herë të parë nga llogaria e tij në Twitter, bëri një postim në turqisht lidhur me tensionet në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency.

“Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë; të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkroi Macron.Sipas kalendarit të publikuar nga BE, më 24-25 shtator në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, ku Mesdheu Lindor do të jetë në mesin e pikave të rendit të ditës.

Javën e kaluar në Ajaccio të Korsikës u mbajt Samiti i vendeve të Evropës Jugore, anëtare të BE-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0