Ten sion pas zgjedhjeve, ja çfarë bëjnë shërbimet sekrete

HomeAktualitet

Ten sion pas zgjedhjeve, ja çfarë bëjnë shërbimet sekrete

Shërbimet sekrete amerikane kanë shtuar masat e sigurisë përreth shtëpisë së kandidatit për president të Amerikës, demokratit Joe Biden. Vila e tij në Delaware, në Washington, është marrë nën mbrojtje, ashtu sikurse edhe anëtarët e familjes së tij, lajm që konfirmohet nga “Washington Post”.

Nuk dihet nëse kjo masë shtesë është marrë nga frika e ndonjë incidenti apo sepse Joe Biden do të jetë presidenti i ri i Amerikës, teksa kryeson ndjeshëm garën me Donald Trump. Madje pritet që orët në vijim Biden të mbajë fjalimin e parë si presidenti i ardhshëm i Amerikës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0