Të martën, të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me shi

HomeAktualitet

Të martën, të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me shi

Ka ndryshuar situata meteorologjike.

Pas valës së të nxehtit afrikan, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik nga dita e martë një front vranësirash të dendura pritet ta përfshijë vendin duke ndikuar në prishjen e këtij ekuilibri termik.

“Vranësirat gjatë ditës së martë nuk do të jenë të qëndrueshme, kështu që do të krijohen kushte për reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa të mërkurën, reshjet do të zgjerohen në gjithë territorin”.

“Reshje shiu parashihet të ketë edhe në pjesën e parë të ditës së enjte, kur priten edhe rëniet e ndjeshme të temperaturave. Temperaturat gjatë kësaj periudhe pesë ditëshe, parashihen të lëvizin ndërmjet 8 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 dhe 25 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometorologjik i Kosovës

Në viset malore pos reshjeve më intensive që do të regjistrohen atje, temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 dhe 16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi e veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 8m/s.

Kushtet biometeorologjike parashihen të përmirësohen dukshëm, si në shëndet, për shkak të përmirësimit të cilësisë së ajrit, ashtu edhe në florë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve meteorologjike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0