‘Të lini duhanin dhe …’, mësoni se çfarë duhet të bëni për të mbajtur sa më larg covid-19

HomeAktualitet

‘Të lini duhanin dhe …’, mësoni se çfarë duhet të bëni për të mbajtur sa më larg covid-19

Ju mendonit se ishte vetëm pirja e duhanit një nga veset që duhen lënë më një anë për të shpëtuar ose rritur shanset që të mos prekemi rëndë nga koronavirusi…

Por në fakt nuk është vetëm kjo. Një veprim i vogël që si rregull duhet ta bëjë çdo peron nga mosha 3 vjeç e sipër, të paktën dy herë në ditë, është një përditshmëri që edhe pse në dukje e parëndësishme të shpëton jetën.
Fjala është për higjienën orale ose thënë më shkoqur, larjen e gojës, për të cilën mjekët dhe studiuesit kanë konstatuar se është një veprim i thjeshtë, por që të mbron nga koronavirusi.

Këtë gjë e ka sjellë një studim i fundit i “rrufeshëm” i bërë nga Universiteti “Cardiff” në Britaninë e Madhe, i cili tregon se, larja e shpeshtë dhe e rregullt e gojës mund të vras, Covid-19 për 30 sekonda.

Autorët e këtij studimi, thonë se larjet e gojës përmbajnë të paktën 0,07% Klorid Cetypiridinium-i (CPC), i cili shërben për të luftuar koronavirusin.
Studimi u drejtua nga Profesor David Thomas dhe sponsorizuar nga marka e produkteve higjienike “Dentyl” zgjati për një periudhë 12 javore.

Pas këtij studimi, një studim tjetër është botuar javën e kaluar, i cili zbuloi se të gjitha pastat e dhëmbëve me përbërje “CPC”, janë shumë efektive në zvogëlimin e fuqisë së virusit.

Studimi deri tani është bërë vetëm në kushte laboratorike dhe më vonë do të vazhdojë të zbatohet gjerësisht në njerëz.

“Ndërsa këto larje goje shumë efektive çrrënjosin virusin në laborator, ne duhet të shohim nëse ato funksionojnë tek pacientët dhe kjo është pika e studimit tonë të vazhdueshëm klinik. Studimi klinik i vazhdueshëm, do të na tregojë se, sa zgjasin efektet, pas një administrimi të vetëm të larjes së gojës në pacientët me Covid-19”,- ka thënë Thomas.

Që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën shumë Universitete dhe Klinika janë marrë me studime, për të gjetur një mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për të ngadalësuar ose për të vrarë Covid-19.

Por problemi i studiuesve të këtij studimi ka ardhur edhe pas konstatimeve dhe shifrave nga e cila del se në Britaninë e Madhe, janë një numër mjaft i lartë individësh që nuk kanë kujdes për higjienën orale, ose i kushtojnë fare pak rëndësi asaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0