Të infektuarit kosovarë me COVID, po marrin oksigjen nga Serbia: Pamje e kamionit duke dalë nga veriu

HomeShendeti

Të infektuarit kosovarë me COVID, po marrin oksigjen nga Serbia: Pamje e kamionit duke dalë nga veriu

Kosovarët e infektuar me COVID-19 e që po kanë nevojë për oksigjenoterapi, po marrin oksigjen të importuar nga Serbia.

Kështu u konfirmua para disa ditësh nga Dogana e Kosovës , ndërkohë që dje u raportua se sasia e blerë së fundmi shkonte në vlerë mbi 300 mijë euro.

Kamioni i mbushur me oksigjen, për çudi, kishte kaluar nëpër Zveçan e Mitrovicë të Veriut, në vend të vazhdonte nga Leposavici direkt në magjistralen Mitrovicë Prishtinë.

Ai është xhiruar në qendër të komunës veriore, tek shkolla teknike, duke vazhduar nga Lagjja e Boshnjakëve për të dalë në jug, e më pas në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Ndryshe, SHSKUK ka njoftuar dje se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 441 persona të konfirmuar me COVID-19. Oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0