Takimi i tyre pas ndeshjes u bë viral, Guardiola zbulon bisedën që pati me Zidanen

HomeSport

Takimi i tyre pas ndeshjes u bë viral, Guardiola zbulon bisedën që pati me Zidanen

Manchester City arriti kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas dy fitoreve ndaj Real Madridit.

Citizens triumfuan në dy takimet me rezultat të njëjtë 2-1 dhe me rezultat të pëegjithsëm 4-2 kaluan tutje.

Por ajo që bëri bujë të madhe pas ndeshjes së mbrëmshme ishte takimi i Pep Guardiolas dhe Zinedine Zidanes pas përfundimit të sfidës.

Dy trajnerët ndër më të mirët në botë biseduan për disa minuta pas sfidës në Etihad Stadium dhe foto e tyre u bë virale në gjithë botën.

Pep Guardiola dhe Zinedime Zidane.

Ka qenë trajneri spanjoll që për Marcan ka zbuluar bisedën që kishte me francezin.

“Unë e përgëzova Zidanen për titullin e La Ligas dhe e pyeta për familjen e tij”, është shprehur Pep.

Guardiola ka thënë se shpreson që të darkojë me Zidanen pasi e respekton atë dhe se kanë shumë gjëra për të biseduar.

“Unë vërtet e respektoj atë dhe shpresoj që një ditë ne do të kemi një darkë së bashku, kemi shumë gjëra që duam të bisedojmë”, përfundoi trajneri spanjoll.

Në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, City i Guardiolas do të përballet me Lyonin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0