Tajfuni Maysak godet anijen me 200km/orë, dhjetëra të vde.kur dhe mijëra bagëti, 1 i mbijetuar(FOTO)

HomeAktualitet

Tajfuni Maysak godet anijen me 200km/orë, dhjetëra të vde.kur dhe mijëra bagëti, 1 i mbijetuar(FOTO)

Një anije me flamurin e Panamasë, në të cilën ndodheshin 43 anëtarë të ekuipazhit dhe rreth 6000 krerë bagëti të imta, është zhdukur në brigjet e Japonisë. Me shumë gjasa, anija është mbytur nga tajfuni Maysak, që goditi brigjet japoneze orët e fundit.

Roja bregdetare e Japonisë ka arritur të shpëtojë vetëm një person, një filipinas, që ka qëndruar në det me një komardare shpëtimi për një ditë e gjysmë. Për momentin nuk ka ende asnjë detaj për fatin e anijes.

Kërkimet kanë nisur menjëherë pas sinjalit SOS që ka lëshuar anija, që në ato momente ndodhej në vështirësi, rreth 200km nga ishulli japonez i Amami Oshima. Anija e gjatë 134 metra kishte në bord 39 filipinas, 2 neo-zelandezë dhe 2 australianë. Ajo ishte nisur nga qyteti neo-zelandez i Japier dhe ishte drejtuar për në Tangshan të Kinës, një udhëtim që zgjat 17 ditë.

Tajfuni Maysak, i barazvlefshëm me një uragan të fuqisë 4, goditi brigjet kineze me një shpejtësi 200km/orë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0