Tahiri: Kosova nuk është përgatitur për fazën finale të dialogut, është koha e fundit për unitet

HomePolitike

Tahiri: Kosova nuk është përgatitur për fazën finale të dialogut, është koha e fundit për unitet

Ish kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri nuk mendon që një marrëveshje mes dy vendeve do të mundet të arrihet së shpejti.

Ajo thotë se Kosova nuk është e përgatitur për fazën finale sepse nuk ka unitet politik e as kombëtar rreth platformës së dialogut. Tahiri përsërit se nuk duhet të ketë prekje kufijsh meqë një gjë e tillë e destabilizon Ballkanin.

Ajo thotë se Kosova duhet të flas me një zë në dialogun Kosovë-Serbi dhe sipas saj uniteti i brendshëm është i domosdoshëm, duke shtuar se nevojitet ndërmjetësim euro-amerikan, duke shtuar se Amerika është aleati i parë dhe kryesor i Kosovës, por që edhe Evropa ka rëndësinë e saj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0