Sytë nga SHBA, por Kina uzurpon territor tjetër. Tension dhe frikë për luftë!

HomeBota

Sytë nga SHBA, por Kina uzurpon territor tjetër. Tension dhe frikë për luftë!

SHBA  dhe Kina janë në një situatë të tensionuar mes tyre, por një ngjarje e madhe dhe krejt në hije po ndodh në malet e Himalaja.

Në  “çätinë e botës“ janë kapur disa foto që tregojnë se ushtria kineze ka avancuar në territorin e Indisë, duke uzurpuar territor jo të tyre. Për këtë ka patur shumë tension dhe frikë se një luftë e vërtetë mund të nisë me Indinë

Disa ushtarakë të lartë indian sqarojnë se trupat kineze kanë filluar përgatitjet në territorin e tyre, duke hapur diga për mbrojtje, duke ndërtuar bunkerë dhe kanë lëvizur me mjete të rënda luftarake.

Sipas informacioneve paraprake flitet se 5 mijë ushtarë kinez kanë kaluar vijën kufitare dhe janë në territor të Indisë së Veriut.

Patrullat ushtarake të Kinës janë vendosur në liqenin e Pangog Tso, që shikohet si një nga pikat strategjike të kërkuara nga ushtria e vendit komunist.

Kjo është përplasja mes dy vende me numrin e popullsisë më të lartë në botë, teksa fërkime të tilla ka patur edhe në vitin 2017, ku artileria e rëndë u vu në lëvizje, por u ndal pa konfrontime reale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0