Kryetari i Sindikatës së Mjekëve i bën horë këngtarët: Profiterë, matrapazë, a jeni more normal?

HomeAktualitet

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve i bën horë këngtarët: Profiterë, matrapazë, a jeni more normal?

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve të Kosovës, Blerim Syla, ka kritikuar artistët për mbajtjen e protestës së sotme, të cilën e ka quajtur protestë të turpit

Syla ka kërkuar të mos thuren këngë e vargje për punonjësit shëndetësorë, por t’u dilet në ndihmë.

More a jemi normal? Sot edhe një protestë e turpit. Profiterë e matrapazë paskan marr guxim edhe shkencën ta interpretojnë. Në kohën kur komunitetit shëndetësor po i rrezikohet jeta dikush me surle e daulle po e largojka Covidin. Atëherë e thjeshtë, ne punëtorët shëndetësorë në shtëpi e ju “artista” neper klinika, por mos i harroni edhe politikanët. Turp Turp Turp e besa edhe gjynah duhet me ju ardhë nga punëtorët shëndetësore. Mos thurni këngë e lavde por ndihmoni”, ka shkruar Syla në Facebook.

Estrada sot ka protestuar para Qeverisë së Kosovës për lejimin e organizimit të dasmave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0