Sulm i ulët i Trumpit: Joe Biden e përkrah ekzekutimin e foshnjave të sapolindura

HomeAktualitet

Sulm i ulët i Trumpit: Joe Biden e përkrah ekzekutimin e foshnjave të sapolindura

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka akuzuar rivalin Joe Biden se është në favor të ekzekutimit të foshnjave të sapolindura pasi kandidati demokrat u zotua se do ta bëjë ligj të drejtën e grave për të vendosur vetë rreth abortit dhe pa kufizime nga qeveria.

“Bideni dhe Demokratët sapo e qartësuan faktin se janë plotësisht në favor të ABORTIT (shumë) TË VONË, deri në kohën e lindjes dhe më pas, që do të ishte ekzekutim”, shkroi presidenti amerikan të martën.

Në anën tjetër, Joe Biden këmbënguli gjatë një tubimi të hënën në mbrëmje se e nominuara e Trumpit për anëtare të Gjykatës Supreme, Amy Coney Barret, mund t’ua rrezikojë grave të drejtën për abort, nëse ajo emërohet në pozitën e lartë.

Çështja e abortit është një prej pikave kryesore ku dy kandidatët për president kanë qëndrime të ndryshme. Përplasjet verbale mes tyre po bëhen gjithnjë më të ashpra në kohën kur ka mbetur më pak se një muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0