Studentëve do t’iu lejohet t’i marrin sendet e tyre në konvikte

HomeAktualitet

Studentëve do t’iu lejohet t’i marrin sendet e tyre në konvikte

Studentët që kanë lënë gjërat e tyre në konvikte do të mund t’i marrin nga 18 deri më 27 maj.

Tërheqja e gjësendeve do të bëhet fillimisht për banuesit e konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8, ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar,

Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza).

Hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përballë fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin.

Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund ta bëjnë pas hapjes së kufijve.

*Në tabelën e mëposhtme është specifikuar orari për tërheqjen e gjësendeve, sipas konviktit dhe datave.

Ky vendim u mor sot pas takimit mes përfaqësuesve të Qendrës së Studentëve, MASHTI-t, Ministrisë së Shëndetësisë dhe përfaqësuesit të Parlamentit Studentor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0