Vendimi i Ministres në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajramit, lidhur me emërimet në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, po konsiderohet skandaloz dhe i rrezikshëm për studentët.
Sipas Organizatës Studim Kritikë Veprim, si shenjë pakënaqësie do të ketë protoestë para MASHT-it, qysh nga mëngjesi i së martës.
”Kërkesa jonë e paralajmëruar disa ditë më parë, sot është shndërruar në një paralajmërim për një protestë për nesër, me një kërkesë sa të drejtë aq edhe të sinqertë”.
”Vendimi i Ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami të tërhiqet prapa, pasi për aq sa është vendim skandaloz është edhe i rrezikshëm për Universitetin e Prishtinës”, është shprehur Flamur Pireva nga Organizata, Studim Kritikë Veprim.
Pse këto pakënaqësi nga vendimi i Ministres Hykmete Bajrami?
”Tre anëtarë të ri të emëruar të Këshillit Drejtues, dy prej të cilëve janë punonjës të kolegjeve private, për ne përbëjnë cenim direkt në autonominë e Universitetit të Prishtinës për shkak se kolegjet private do të kenë kontroll të shtuar dhe qasje në Universitetin e Prishtinës”.
”Ne besojmë shumë që Universitetet dhe kolegjet private të tjera, duhet të jenë komplementare me Universitetin e Prishtinës, por assesi konkurruese me të dhe të përpiqen që standardin dhe kriteret e universitetit”.
Pireva nga Organizata Studentore thotë se kjo është ndërhyrje në autonominë e Universitetit të Prishtinës.
”Ai duhet të jetë i pavarur nga interferencat e bizneseve dhe bizneseve tjera konkuruese”
”Konflikti i interesit përbënë një rrezik të lartë meqë Universiteti i Prishtinës është më kredibil dhe më i madh për nga numri i studentëve”
COMMENTS