Spanja feston 1 qershorin si rilindje. Sot shifra të pabesueshme!

HomeRajoni

Spanja feston 1 qershorin si rilindje. Sot shifra të pabesueshme!

Në Spanjë të gjithë kanë buzëqeshur, pasi për herë të parë që pas shpalljes së gjendjes së pandemisë në këtë shtet nuk ka patur asnjë viktime gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i të vdekurve për shkak të koronavirusit ka mbetur 27 mijë e 127, ndërsa në total janë infektuar 239 mijë, duke u shëruar 150 mijë. Madridi, Barcelona dhe Valencia kanë qenë qytetet më të goditura të Covid-19. Komuniteti i Madridit, që ka nisur fazën “1” të hënën e shkuar, ka shtuar edhe 18 raste të reja pozitive, ndërsa në Katalonjë 16. Castilla dhe Leon kanë zbuluar 11 raste të infektuar të rinj.

Të dhënat në Spanjë – të paktën në syrin e ekspertëve – janë stabilizuar, por duhet ende shumë për t’u kthyer në normalitet. Gjendja e alarmit dhe e jashtëzakonshme do të përfundojë më 7 qershor.


ITALI – Trend pozitiv ka patur edhe në Itali, teksa sot janë konfirmuar 197 raste të reja me Covid-19, duke arritur numrin më të ulët që nga 26 shkurti, teksa dje rastet e reja ishin 355. Viktimat e ditës së fundit janë 60 për një total prej 33 475 vdekjesh prej fillimit të epidemisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0