Sot përfundon afati për të dorëzuar kandidaturat për kryetar të PDK-së

HomePolitike

Sot përfundon afati për të dorëzuar kandidaturat për kryetar të PDK-së





Sot, në ora 17:00, përfundon afati për të dorëzuar kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Zyrtarisht vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij. Ushtruesi i deritashëm i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se sot mund të shpallë kandidaturën e tij, transmeton “Indeksonline”.

Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më të madhe opozitare në vend do të mbahet më 3 korrik.

Në këtë konventë do të marrin pjesë mbi 800 delegatë.

Kryetarit të ri do t’i ipet mandati për të formuar kryesinë e re të këtij subjekti.

Mbajtja e kësaj konvente është vlerësuar me tone të ndryshme në PDK. Disa kanë thënë se po bëhet vetëm sa për sy e faqe dhe se nuk ka garë të mirëfillte brenda këtij subjekti.

/Indeksonline/





COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0