Sot mblidhet Kryesia e LDK-së, diskutojnë përbërjen e Qeverisë

HomeAktualitet

Sot mblidhet Kryesia e LDK-së, diskutojnë përbërjen e Qeverisë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që të mblidhet sot.Kjo parti do të diskutojë përbërjen e Qeverisë së re, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit dhe derisa janë në pritje të publikimit të plotë të arsyetimit të këtij vendimi.Mbledhjen e ka konfirmuar, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.

“Unë nuk kam marrë ftesë ende por sot në orën 16:00, më së largu nesër, pritet të mblidhemi. Sigurisht që do të diskutojmë përbërjen e Qeverisë së re, ka thënë ai.

LDK ende zyrtarisht nuk i ka bërë publik emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar.Ndërsa ka arritur marrëveshje me AAK-në e Nismën, ajo me Listën Serbe mbetet e papublikuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0