Sot ka ndërruar jetë personi që Amerika ofronte 10 milion dollarë shpërblim për kokën e tij

HomeAktualitet

Sot ka ndërruar jetë personi që Amerika ofronte 10 milion dollarë shpërblim për kokën e tij

Ezat Ibrahim al-Duri, numri dy i re gjimit të Saddam Hussein, i njohur si “mbreti i klubit” në hartat e zyrtarëve të kërkuar nga amerikanët në vitin 2003, ka ndërruar jetë.

Informacioni u bë i ditur nga partia e tij dhe vajza e Saddam Hussein. Njeriu për kokën e të cilit Shtetet e Bashkuara ofruan një shpërblim prej 10 milionë dollarësh gjatë pu shtimit që pë rmbysi partinë Ba’ath, e cila ka qenë në pu shtet në Irak që nga 1968, ishte në ar rati.
Ragad Saddam Hussein, vajza e madhe e dik tatorit irakian, njoftoi në Twitter se ndjen keq ardhje për vd ejen e Ezat Ibrahim, por nuk bëri të ditur vendin dhe shkaqet e vd ekjes së tij.

Partia Ba’ath njoftoi gjithashtu në një deklaratë për vd ekjen e nënkryetarit të Komandës Revolucionare dhe zëvendës presidentit të Irakut në vitin 2003.

Pas vitit 2003, anëtarët e partisë Ba’ath luajtën një rol kryesor në kryengritjen kundër amerikanëve dhe më pas iu bashkëngjitën Shtetit Islamik, i cili u mposht ushtarakisht në Irak në fund të vitit 2017.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0