Sondazhet që flasin për përkrahjen qytetare të Osmanit dhe Kurtit ,Isa Mustafa i quan mashtrime

HomeAktualitet

Sondazhet që flasin për përkrahjen qytetare të Osmanit dhe Kurtit ,Isa Mustafa i quan mashtrime

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur ambasadorit gjerman në Kosovës, Christian Heldt, duke thënë se statistikat e UNDP-së më tepër mund të jenë simpati personale.Heldt të shtunën ka këshilluar që të lexohen statistikat e anketës së Pulsit Publik të UNDP-së. Ai ka thënë se statistikat flasin vet. Por, Mustafa nuk e beson atë gjë.“Të nderuar miq U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat, sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet. E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet”, ka shkruar ai.

Sipas të parit të LDK-së, “nuk duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët”.Ai po ashtu ka shprehur mosbesimin e tij në që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.“Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime! Prandaj, po i lexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1