”S’më japin ujë, po më vde.sin, ma morën frymën…” / Rrëfehet nëna e shtruar në infektiv

HomeAktualitet

”S’më japin ujë, po më vde.sin, ma morën frymën…” / Rrëfehet nëna e shtruar në infektiv

Një dëshmi e fortë është bërë nga vajza e një nëne të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë.

E reja e cila po qëndronte para spitalit me ditë të tërë, në pritje për të marrë informacione për nënë e saj, shprehet se mamasë së saj nuk po i ofrohet shërbimi i mirë.
Teksa tregon një bisedë telefonike me të ajo shprehet se e ëma i ka treguar se në spital nuk i japin ujë, s’e ndërrojnë.

“Prej ditësh s’kemi asnjë informacion. Nuk bëhet më më ka thënë doktoresha.

Po më vd esin, më morën frymën, më tha nëna kur fola në telefon. S’më japin ujë, s’më ndërrojnë, më tha më tej.
Këto informacione i kam nga nëna. Sa i venë ato aparaturat nuk duan t’ja dinë më.
Këto janë informacionet e vetme që di për nënën. S’japin informacion. Por të paktën të çoj bebelinat se na kanë kërkua bebelina. Shumë keq situata.

6 ditë fjeta në makinë tani kam fjetur në hotel.
Nëna kur erdhi ishte në gjendje të mirë, fliste. Pastaj më thoshte se më bërtasin ata brenda më thonë se përse i ankohesh vajzës.
Nuk po dimë çfarë po bëhet. Ne jemi nerëz s’jemi kafshë, nuk rrimë këtu se na mori malli. Të paktën të na japin informacion, të marrim informacion në një zyrtë”, tha ajo për news 24.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0