Përkundër që institucionet vendore, kanë marrë vendim për mos lejimin që kafiteritë të shërbejnë pije brenda lokalit, por vetëm në formë “merre me vete”, një gjë e tillë nuk po zbatohet në qytetin e Skenderajt.
Shihet që vetëm brenda një lokali, dhjetëra persona janë duke u shërbyer, sikur në kohën para pandemisë COVID-19.Në këtë lokal, dhjetëra persona gjenden të grumbulluar njëri me tjetrin, duke u ekspozuar para rrezikut të infektimit me virusin korona.
Një dëshmitar në vendngjarje, i ka thënë Gazetës Blic, se atmosferë e tillë është sonte në shumë lokale tjera në Skenderaj.Në anën tjetër, vetëm gjatë ditës së djeshme, 21 persona rezultuan të infektuar me COVID-19, dhe në total numri ka kaluar mbi 1 mijë.Nga rreziku i infektimit, institucionet vendore, në bashkpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, kanë marrë vendim që mos të hapen xhamitë, për faljen e Bajramit.
COMMENTS