”S’kemi pasë nevojë për Gjykatën Speciale, nuk kemi luf tuar në Serbi…”

HomeAktualitet

”S’kemi pasë nevojë për Gjykatën Speciale, nuk kemi luf tuar në Serbi…”

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj vlerëson se Kosova nuk ka pasur nevojë që ta formojë Gjykatën Speciale, shkruan Ballkani.info.
Muharremaj, si njëri nga ish-deputetët të cilët nuk e kishin votuar Specialen, konsideron se formimi i saj është i dëmshëm për vendin.

“Unë kam qenë deputet në parlamentin e Kosovës dhe nuk e kam votuar Gjykatën Speciale dhe nuk ka pasur nevojë për Gjykatë Speciale. Kemi bërë një lu ftë të drejtë çlirimtare kështu që ne na sjellë dëm kjo gjykatë, por besoj që edhe kjo do të tejkalohet gjë që kemi argument që ka qenë lu ftë e drejtë dhe çlirimtare”, ka thënë kryetari i Komunës së Suharekës.

“Ne nuk kemi shkuar për të lu ftuar në Serbi, por ata kanë ardhur për të lu ftuar këtu. Qëllimi ynë ka qenë me lu ftu për vendin, me pasë demokraci si të gjithë popujt që jetojnë në Ballkan”, thotë tutje ai për EO.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0