SKANDALOZE: Njeriu i afërt me guvernatorin Fehmi Mehmeti, propozohet për Bord të BQK-së

HomeAktualitet

SKANDALOZE: Njeriu i afërt me guvernatorin Fehmi Mehmeti, propozohet për Bord të BQK-së

Në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) pritet të emërohet si anëtar i ri, njeriu i afërt me Guvernatorin Fehmi Mehmeti.Arben Mustafa, kryeekonomist në BQK, i cili punon në kabinetin e guvernatorit, është në mesin e gjashtë kandidatëve që i kanë kaluar procedurat e përzgjedhjes dhe pritet të dalin për votim në Kuvendin e Kosovës.Mirëpo, ky propozim bie ndesh me Ligjin për BQK-në, përkatësisht nenin 34 ku thuhet se “anëtarët jo-ekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore nuk do të jenë anëtarë të personelit të Bankës Qendrore”.

Për më tepër, sipas të njëjtit ligj, Bordi i BQK-së supozohet të jetë tërësisht i pavarur, meqë ka mandat që ta mbikëqyr punën e menaxhmentit, përfshirë këtu edhe pozitën e guvernatorit.“Pozita e Kryeekonomistit, të cilën e ushtron z. Arben Mustafa, gjendet në kuadër të Kabinetit të Guvernatorit, njësi organizative që figuron në organogram”, thuhet në një përgjigje të BQK-së për Buletinin Ekonomik.

Sipas ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës, Bordi i saj, pra BQK-së duhet që të ketë anëtarë të pavarur, pasi Bordi e mbikëqyrë menaxhmentitn e BQK-së.Ndërkohë sipas BQK-së, pozita e tanishme e Mustafës nuk ka të bëjë fare me pozitë menaxheriale, dhe as vendimmarrëse brenda BQK-së.Më 30 dhjetor të 2019-s, paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër, kishte përcaktuar listën e kandidatëve të mundshëm, që përbëhej prej: Arben Mustafës, Avni Sahitit, Bedri Pecit, Mimoza Mustafës, Valdrin Kasumajt dhe Veton Zeqirajt.Kanidatët e përmendur, tani janë në Komisionet parlamentare dhe pritet që t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës për votim, ku në të njëjtën kohë pritet të plotësohen edhe tri pozitat e tjera për anëtarë të Bordit të BQK-së.Në Ligjin për BQK-në, thuhet se lista e kandidatëve që konsiderohen nga paneli se kanë përmbushur kriteret do të dërgohet në Kuvend dhe Qeveri brenda 15 ditëve, ku nga ajo listë Kuvendi do të përzgjedhë një individ për pozitën që duhet të plotësohet, dhe më pas t’i dërgohet presidentit që ta miratojë.“Lista me radhitjen e të gjithë aplikanëve që konsiderohen nga paneli se kanë përmbushur kriteret do të dërgohet në Kuvend të Republikës së Kosovës dhe Qeveri, e cila mund t’i jap një mendim Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kusht që ky mendim të dërgohet në Kuvend të Republikës së Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. Nga ajo listë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të përzgjedhë një individ për secilën pozitë në Bordin e Bankës Qendrore që duhet të plotësohet. Pasi qe Kuvendi i Republikës së Kosovës të ketë bere përzgjedhjen e fundit do t’ia përcjellë presidentit këto propozime,i cili pastaj do të miratojë dhe do të emërojë një person për të plotësuar pozitën e lirë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0