SKANDALOZE: Gaxherri kërkon që qytetarët t’i qepin vetë maskat, Pacolli i reagon

HomePolitike

SKANDALOZE: Gaxherri kërkon që qytetarët t’i qepin vetë maskat, Pacolli i reagon

Sërish përplasje mes deputetëve ka pasur gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës për situatën me pandeminë COVID 19 në vend.Numri i maskave dhe ndarja e buxhetit për to ka qenë pikë e nxehtë diskutimi mes deputetes së VV-së, Fitore Pacollit dhe asaj të LDK-së, Besa Gaxherri.Gaxherri tha se kërkesa për të ndarë 3 milionë për blerje të maskave për qytetarëve është shumë, teksa ka lutur burrat e gratë që t’I qepin vetë dhe të kursejnë për shkak të sipas saj, nuk ka buxhet.

“Dikush ka propozu 3 milionë me ble maska, 3 milionë maska me ble maska kur mundemi me qepë. 3 milionë janë shumë, me 3 milionë mundemi me punësu punëtorë shëndetësorë. T’i thërrasim arsyes, maskat secila grua e burrë t’i qepin dhe t’i përdorin. 3 milionë maska nuk kemi nevojë dhe nuk kemi buxhet”.
E Pacolli i ka drejtuar një pyetje.“Ku e ke marrë maskën sot? E ke marrë pa pagesë dhe po ke të drejtë me ngritë zërin me thënë jo maska për qytetarët”.

Gaxherri tha se vetë maskat që po i përdorë janë të qepura nga ajo, ndërsa ka vlerësuar se me 3 milionë do të ishte më mirë për punësim të punëtorëve shëndetësorë.“Unë i kam shumë maska shumëpërdorimshme në shtëpi, dy i kam qepë vetë dhe këtë sot e kam marrë në Kuvend. Edhe pusho dhe mëso gjërat elementare, me dëgju kur t’i drejtohesh dikujt dhe me dëgju replikën, kaq të paktën. Kosova është në gjendjë të rëndë ekonomike”.“Duhet ta mendojmë Gjermania pas krizës nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, sa kohë kanë ngrënë qytetarët duke ngrënë patate, kurse ne nuk mundemi me qepë një maskë e me u qepë familjes por duhet me i nda 3 milionë. A është më urgjente me i dhënë tender një prodhuesi vendor a me i punësu 300 mjekë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0