S’ka vendim për hapjen e pishinave dhe lejimin e dasmave më 1 korrik, Ministria del me një njoftim

HomeAktualitet

S’ka vendim për hapjen e pishinave dhe lejimin e dasmave më 1 korrik, Ministria del me një njoftim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ende nuk është marrë vendim për lehtësimin e disa masave të parapara më 1 korrik, siç është lejimi i dasmave, hapja e pishinave dhe veprimtarive tjera ekonomike që ishin paraparë të hapen në këtë fazë.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftim.

Çfarëdo vendimi lidhur me këto masa do të kumtohet nga Ministria e Shëndetësisë, potencohet aty.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 122 raste të reja me koronavirus. Kryeministri Avdullah Hoti më herët ka deklaruar se vazhdimi i trendit të rasteve të reja do të mund të ndikojë në kthimin e masave të izolimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0