S’ka qetësi bota, pas Covid-19 shpërthen edhe virusi Ebola

HomeRajoni

S’ka qetësi bota, pas Covid-19 shpërthen edhe virusi Ebola

Ende bota është në ethet e Covid-19, që ka paralizuar jetën dhe po frenon ekonominë e globale, por sot është konfirmuar se një vatër e virusit vdekjeprurës, Ebola, ka shpërthyer në perëndim të shtetit të Kongos, në Afrikë.
Janë 6 raste që janë pikasur me virusin e frikshëm, që kishte që prej vitit 2018 që ishte zhdukur. Janë 1.5 milionë njerëz që jetojnë përgjatë lumit të Kongos, që lidhet me kryeqytetin Kinshasa.
Autoritet vendase thanë se janë angazhuar menjëherë për të dërguar medikamente dhe vaksinën kundër virusit.
Ebola është lloj shumë i rrezikshëm virusi, që të shkakton temperaturë shumë të lartë, diarre dhe gjakderdhje. Virusi transmetohet nëpërmjet kontaktit të njerëzve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0