Sjellja e turpshme e gruas nga Prishtina, kapet nga kamerat duke hedhur mbeturina në trotuar

HomeAktualitet

Sjellja e turpshme e gruas nga Prishtina, kapet nga kamerat duke hedhur mbeturina në trotuar

Me qëllim të sensibilizimit që qytetarëve për moshudhjen e mbeturinave para hapësirave të tyre, gjatë ditës së djeshme janë publikuar disa video ku një qytetare e Prishtinës e bën pikërisht këtë, shkruan Reporteri.

Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka publikuar dy video ku shihet një grua e cila dy herë me radhë hedh mbeturinat në të njëjtin vend para ndërtesës, në hapësirën rreth trotuarit, e cila nuk ngjan as në trotuar, pasi si zakonisht aty janë parkuar shumë vetura.

Dukuria e hedhjes së mbeturinave vend e pa vend po e shëmton kryeqytetin dhe vendin tonë çdo ditë e më shumë.

Videot më pas janë larguar nga kjo faqe, por kanë kërkuar që kjo të shërbejë si sensibilizim i qytetarëve që ta ndalojnë këtë dukuri të shëmtuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0