Si të mbroheni nga koronavirusi nëpër supermarkete?

HomeAktualitet

Si të mbroheni nga koronavirusi nëpër supermarkete?

Nëse ka diçka që përfshin rutinën tonë të përditshme është blerja e produkteve në supermarket.

Por, pandemia solli një normalitet të ri për të gjithë. Ndryshoi sjelljen e shoqërisë, mënyrën e jetesës dhe kujdesin e shtuar ndaj higjienës. Ajo që mbetet e njëjtë është vajtja drejt supermarketeve për të marrë produktet e nevojshme.
Çdo ditë e më shumë konsumatori kërkon të ndihet i sigurt dhe të besojë në garancinë e produkteve ushqimore që konsumon, si një masë për të minimizuar rrezikun e infektimit ndaj COVID19.

Të ushqyerit mirë dhe shëndetshëm është një sfidë po aq sa edhe një dëshirë, por mbi të gjitha është respekt dhe detyrim ndaj vetë organizimit.

Si të mbrohesh në supermarkete?

Zgjidhni supermarketin e duhur me shumë hapësira të brendshme që lejon distancat.
Problemi në supermarkete, furrat e bukës apo bankat qëndron tek ndërveprimi me njerëz të tjerë apo tështimës, kollës dhe të folurës së dikujt tjetër.

Nëse ju duhet të prekni frigoriferë, përpiquni të mos e prekni fytyrën.
Zgjidhni gjithmonë raftet e korridoret me më pak njerëz.

Zgjidhni rrjetet e mirënjohura të supermarketeve dhe mbi të gjitha kudo ku blini sigurohuni që higjiena është maksimale./AW

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0