Si ishte përgjigjur Albin Kurti kur ishte pyetur a do të blejë vilë kur të bëhet Kryeministër

HomeAktualitet

Si ishte përgjigjur Albin Kurti kur ishte pyetur a do të blejë vilë kur të bëhet Kryeministër

Para një viti, kur ishte i ftuar në një emision televiziv në Shqipëri, Albin Kurti ishte pyetur se a do të jetojë në vilë kur të bëhet Kryeministër i Kosovës. Kurti ishte përgjigjur se i mjaftojnë kushtet në të cilat jeton, raporton Express

Në janar të vitit 2020, ende pa e marrë postin e shefit të Qeverisë, Albin Kurti ishte pyetur nëse kur të jetë në këtë pozitë, do të ndërrojë edhe mënyrën e jetesës, përkatësisht banesën e tij në të cilën jetonte me qera.

“Keni porositur ndonjë vilë të re për 2-3 vitet e ardhshme?”, ishte pyetja e gazetarit drejtuar Kurtit.

“Jo nuk kam porositur. Gruaja ime nuk është e pasur, është klasë e mesme, nuk mund ta blejë ajo vilën. Në këtë banesën ku banoj, më e rëndësishme se banesa është fakti se e kam me qera, nuk është pronë e imja. Unë nuk po ankohem për gjendjen time materiale, sepse kam njëfarë lloj vetëmjaftueshmërie në kushtet e mia”, kishte deklaruar Kurti.

Ai kishte thënë se i janë bërë shumë libra dhe se do ta merrte një banesë tjetër me një dhomë më shumë, për t’i vendosur ato.

“Tash më janë bërë shumë libra, dorën në zemër do e kisha marrë një banesë tjetër me qera me një dhomë më shumë, ama jo ta blej, jo ta blej”, kishte deklaruar Kurti.

Ndërkohë, Kryeministri Kurti të hënën e kësaj jave ka ndërruar vendbanimin.

Nga banesa 62 metra katror në “Lagjen e Muhaxherëve”, Kurti të martën u zhvendos në lagjen “Taslixhe” të kryeqytetit.

Ai tani do të jetojë në një shtëpi, të cilën sipas fqinjëve e ka marrë me qera. Nga ish-bashkëpartiakët e Kurtit ndërkohë thuhet se shtëpia e Kurtit është 500 metra katrorë.

https://www.facebook.com/watch/?v=228028765743427&t=0

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0