Si do të udhëtojnë kosovarët në Mal të Zi pa e paguar taksën 15 euro, detaje nga marrëveshja

HomeAktualitet

Si do të udhëtojnë kosovarët në Mal të Zi pa e paguar taksën 15 euro, detaje nga marrëveshja

Nga 1 korriku, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Mal të Zi, pa e paguar taksën në vlerë prej 15 eurosh.Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, duke dhënë detaje të mëtutjeshme.

“Që nga 1 korriku, qytetarët e Kosovës në Mal të Zi mund të shkojnë pa paguar sigurim për automjete!
Qytetarët e Malit të Zi do të shkojnë në Kosovë, me automjetet e tyre, me Karton të Gjelbër valid, dhe qytetarët e Kosovës do të hyjnë në Malin e Zi me automjetet e tyre me sigurim plus të Kosovës.

Lajm i mrekullueshëm për sezonin e ardhshëm turistik!” ka shkruar Rexhepi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0