Shumë më e lirë se Pfizer, miratohet vaksina e AstraZeneca, që pritet të mbërrijë dhe në Kosovë

HomeAktualitet

Shumë më e lirë se Pfizer, miratohet vaksina e AstraZeneca, që pritet të mbërrijë dhe në Kosovë

Agjencia Rregullatore për Barnat në Britaninë e Madhe ka miratuar vaksinën e dytë që do të përdoret në vend kundër koronavirusit që është ajo e AstraZeneca.

Vaksina, me emrin e koduar AZD1222, është zhvilluar nga Universiteti i Oksford, me mbështetjen e gjigandit farmaceutike britaniko-suedez AstraZeneca, ndërsa Britania ka porositur 100 milionë doza pë vaksinimin e 50 milionë personave.
Rezultatet e testeve klinike të kësaj vaksine kanë treguar se ajo është 90% efektive për të parandaluar koronavirusit, njësoj si rivalet e saj të Pfizer dhe Moderna. Sipas autoriteteve shëndetësore, pas miratimit të kësaj vaksine shënohet një pikë kthese në luftën kundër pandemisë dhe do të rikthehet jetesa normale.

Për shkak se kjo vaksinë ka kosto më të lirë, dhe nuk kërkon kushte të jashtëzakonshme për transportimin e saj, ka shumë gjasa që të jetë dhe vaksina e parë që do të mbërrijë për përdorim në Shqipëri dhe Kosovë.

Sa i takon vaksinës së Pfizer, e cila duket se është shpërndarë me ”pikatore” fillimisht në vendet më të zhvilluara, dhe ato që janë pjesë e BE-së kërkon një zinxhir ftohës mjaft të sofistikuar, për shkak se kushtet e ruajtjes së saj kërkojnë që të ketë temperatura deri në -70 gradë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0