Shteti pagoj mbi një milion euro për bileta fluturimesh, pa dëshmi se çmimi ishte real

HomeAktualitet

Shteti pagoj mbi një milion euro për bileta fluturimesh, pa dëshmi se çmimi ishte real

Institucionet paguan mbi një milion euro për bileta pa dëshmi se çmimi ishte real.

Një dokument përmban të dhëna për 8,570 aviobileta, për të cilat shteti ka paguar mbi 4 milionë euro në 20 muajt e fundit. Pagesat janë bërë në bazë të raportit të përgatitur nga “Malësia Reisen”, kompani të cilën Agjencia Qendrore e Prokurimit e ka kontraktuar në dhjetor të 2018-s për të ofruar shërbime të transportit ajror për të gjitha institucionet shtetërore, raporton KTV.

Por, televizioni ka gjetur se për 2,266 nga këto bileta mungojnë të dhënat në raportet e nxjerra nga Billing and Settlement Plan (BSP), sistem ndërkombëtar që tregon çmimin real të shitjes. Kësisoj, institucionet e kanë paguar kompaninë për këto bileta, pa dërguar ajo në AQP dëshmi të besueshme, që tregojnë nëse çmimi ishte real, ose nëse biletat ishin blerë vërtet apo jo.

Raporte të nxjerra nga sisteme relevante ndërkombëtare që dëshmojnë vërtetësinë e çmimeve për udhëtim nëpërmjet transportit ajror nuk janë prezantuar as pas gjashtë muajsh, prej kur ato janë kërkuar.

Në “Malësia Reisen” kanë refuzuar të flasin, por në një përgjigje të dhënë në muajin shkurt, përfaqësues të saj kishin theksuar se për secilën biletë e posedojnë edhe dëshminë nga sistemi BSP. Ndërkaq këtë javë janë sprapsur nga kjo përgjigje dhe kanë dhënë një justifikim për mospërputhjet në numrin e biletave të raportuara.

“Sistemi i BSP-së është e vërtetë që raportohet në AQP dhe çdo biletë është raportuar. Biletat online apo sisteme të tjera alternative po ashtu raportohen në AQP. Mospërputhja është se biletat online nuk mund të raportohen në BSP, pasi që nuk shtypen në BSP”, është thënë prej saj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0