Shteti italian ndihmon kosovarin që të vihet në kontakt me ushtarin me të cilin ishte fotografuar më 1999

HomeAktualitet

Shteti italian ndihmon kosovarin që të vihet në kontakt me ushtarin me të cilin ishte fotografuar më 1999

Menaxheri i Qendrës Inovative Kosovare, Shpend Lila, në ditën e çlirimit të Kosovës, në një postim të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, kishte publikuar një fotografi me një ushtar italian dhe kishte kërkuar ndihmë për të vënë kontakt me të.

Pas gati një jave, Lila ka marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë se e kanë gjetur kush ishte ushtari në foto dhe i kanë kërkuar informacionet për ta vendosur kontaktin.

“I dashur Shpend, kemi lajme të mira për ju: Ne kemi gjetur ushtarin në foto. Ju lutemi na dërgoni detajet tuaja të kontaktit privatisht, në mënyrë që të vendosni kontakt”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Për një gjë të tillë Shpend Lila është shprehur tejet falënderues për shtetin italian, në veçanti ambasadorin në Prishtinë, Nicola Orlando.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0