Shtetet e Kuintit kanë bërë thirrje për politikanët kosovarë që të lënë anash gjuhen fyese dhe kërcënuese.

HomeAktualitet

Shtetet e Kuintit kanë bërë thirrje për politikanët kosovarë që të lënë anash gjuhen fyese dhe kërcënuese.

Në një deklaratë të përbashkët, shtetet e fuqishme thonë se forma e shprehjes së politikanëve kosovarë është e papranueshme dhe se qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime. E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë” thuhet në komunikatën e shteteve të Kuintit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0