Shtetet e BE-së paralajmëruan sanksione, Turqia acarohet dhe nis anijet në Qipro

HomePolitike

Shtetet e BE-së paralajmëruan sanksione, Turqia acarohet dhe nis anijet në Qipro

Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratës së shteteve jugore të Bashkimit Evropian se do të hartojnë një listë sanksionesh kundër saj nëse nuk ulet në tryezën e negociatave për të zgjidhur mosmarrëveshjet terr itoriale me Greqinë dhe Qipron.

Paralajmërimi u bë pas një samiti joformal të të ashtuquajturit grup MED7, i kryesuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Por zëdhënësi I ministrisë së jashtme turke, Hami Aksoy e cilësoi deklaratën e përbashkët të vendeve në fjalë si “të anshme, të shkëputur nga e vërteta dhe me mungesë të thellë të një baze ligjore”, raporton TCh.

“Për të ulur ten sionet, është thelbësore që Greqia që të tërheq anijet e saj ushtarake përreth anijes tonë kërkimore Oruc Reis, të ndalojë dërgimin e arm atimeve në ishujt e Egjeut Lindor përfshirë Meisin, dhe t`I japë fund trysninë që po ushtron mbi minoritetin turk në Trakinë perëndimore”, shtoi ai. Mediat greke thonë se Ankaraja ka lëshuar një mesazh Naxtev për stërvitje detare me mun icion të vërtetë. Man ovrat do të zhvillohen në një zonë në very të Qipros në datat 12 deri në 14 shtator.

Sakaq, pozicioni i MED7 nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e BE-së si tërësi. Macron tha se problemi nuk qëndron te populli turk, por te Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Omer Celik, zëdhënës i partisë së Erdoganit, shkroi në Tëitter se Macron po shfaq një qëndrim “kolonialist”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0