Shqiptarët të izoluar, mund të lëvizin lirshëm vetën drejt dy vendeve fqinje

HomeShqiperia

Shqiptarët të izoluar, mund të lëvizin lirshëm vetën drejt dy vendeve fqinje

Shqipëria konsiderohet me rrezik të lartë nga Covid-19. Për këtë arsye, BE e ka përfshirë vendin tonë tek ato, që iu ndalohet udhëtimi drejt saj, të ashtuquajturës zonës Shengen, referuar numrit të rasteve të reja të përditshme të të infektuarve. Gjermania, përmes ambasadës së vet në Tiranë, ishte e fundit që dha alarmin për shtetasit e vet, që t’i evitojnë udhëtimet në Shqipëri. Ndërkohë, policia ka bërë me dije se drejt cilave vende mund të udhëtojnë lirshëm shqiptarët në kushtet e kufizimeve të pandemisë, dhe çfarë rregullash janë të detyruar të zbatojnë:

me Kosovën, lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.
me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lire.
me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet e autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.
me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0