Shqiptarët në Maqedoni të Veriut pritet të kenë 32 mandate, sikur të ishin në një list zgjedhore do të ishin kyq në krijimin e qeverisë së re

HomePolitike

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut pritet të kenë 32 mandate, sikur të ishin në një list zgjedhore do të ishin kyq në krijimin e qeverisë së re

Partitë shqiptare në Maqedoni të Veriut po pritet të kenë 32 mandate. Kështu tregon simulimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bazë të rezultateve fillestare jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga 3.421 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.480 vendvotime, raporton INA.

BDI-ja ka 11.3 për qind dhe pritet të ketë 15 mandate, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 8.52 për qind, apo 12 mandate. PDSH-ja e Menduh Thaçit do ta ketë një mandat.

Në zgjedhjet parlamentare po prinë koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja me 36.12 për qind apo 46 mandate. Në këtë koalicion është Lëvizja Besa që pritet të ketë katër mandate.

Ndërsa VMRK-DPMNE ka 34.85 për qind apo 44 mandate.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0