Shqiptarët e Amerikës ftojnë në takim Thaçin, Hotin, Osmanin, Kurtin, Veselin, Haradinajn e Limajn

HomePolitike

Shqiptarët e Amerikës ftojnë në takim Thaçin, Hotin, Osmanin, Kurtin, Veselin, Haradinajn e Limajn

Para takimit të 2 shtatorit Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë, përfaqësuesit e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një takim me liderët e shtetit e të partive politike në Kosovë.

Përmes një letre që të njëjtit i kanë dërguar ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Citakut, kanë kërkuar një takim të përbashkët me platformën Zoom.

Të ftuar në këtë takim janë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kreu i LVV’së, Albin Kurti, kreu i LDK’së, Isa Mustafa, kreu i PDK’së, Kadri Veseli, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.

Në kërkesë janë shënuar edhe tre orare të cilat do të iu përcillen të ftuarve për të gjetur një orë të përshtatshme për mbajtjen e video konferencës.

“Në këtë takim virtual presim të mësojmë për perspektivën veç e veç dhe të përbashkët të lidershipit politik në Kosovë lidhur me dialogun, duam të shprehim dhe koordinojmë gatishmërinë për pjesëmarrje aktive të komunitetit shqiptaro amerikan në çfarëdo procesi që udhëhiqet nga Shtëpia e Bardhë, dhe duam të kontribojmë në qasjet strategjike shtetërore dhe kombëtare shqiptare”, thuhet në kërkesë.

Në letrën e mëposhtme janë emrat e atyre që kanë kërkuar mbajtjen e takimit virtual.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0