Shpërndahet virusi në Kuvend, pas Arben Gashit, edhe “krahu i djathtë” i Osmanit infektohet!

HomePolitike

Shpërndahet virusi në Kuvend, pas Arben Gashit, edhe “krahu i djathtë” i Osmanit infektohet!

Në mesin e shumë të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është dhe Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Kjo u bë e ditur nga burime të Indeksonline brenda Parlamentit të Kosovës. Përpos Krasniqit, i prekur me koronavirus edhe Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Ligjore dhe Procedurale, Xheladin Hoxha.

Madje që të dy të infektuarit tashmë janë vetizolur nëpër shtëpitë e tyre, teksa para pak minutave në një njoftim për media u bë e ditur se është anuluar edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë të zhvillohej nesër në ora 11:00.

Gjatë ditës së sotme është deputeti i LDK-së, Arben Gashi i cili deklaroi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, teksa bashkë me familjarët janë në vetizolim.

KMDLNJ gjatë ditës së sotme i rekomandoi Kryesisë së Kuvendit që të anulojë mbledhjet e komisioneve.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 2 mijë e 677, ku vetëm sonte u konfirmuan 87 raste në disa prej komunave të Kosovës.

Si pasojë e COVID-19 në Kosovë humbë jetën 49 persona dhe janë shëruar 1 mijë e 425 persona./Indeksonline/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0