Shpër thejnë infektimet e reja, vendi i BE shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga Covid-19

HomeAktualitet

Shpër thejnë infektimet e reja, vendi i BE shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga Covid-19

“Gjendja e jashtëzakonshme është kthyer sërish!” Këto tituj dhe të ngjashëm lexon tani në gazetat çeke. Sepse në Çeki, e cila është veçanërisht e prekur nga pandemia korona në krahasim me vendet e tjera evropiane, qeveria ka shpallur emergjencën për 30 ditë. Këtë njoftim e bën edhe “Deutche Welle”, radioja publike gjermane, që jep më tepër detaje:

Emergjenca shoqërohet me kufizime të shumta, si ndalimi i grumbullimeve, mbyllja e shkollave dhe universiteteve dhe zgjerimi i detyrimit për mbajtjen e maskës. Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, që është në detyrë prej disa javësh, paralajmëroi se nëse njerëzit nuk i respektojnë kufizimet, do të duhet të merren masa edhe më të rrepta.

Kryeministri pranon gabimet
Arsyeja: në Çeki numri i infeksioneve me Covid-19 është rritur shumë ditët dhe javët e fundit. Fundjavën e kaluar ky vend regjistroi rreth 4.400 infeksione të reja, një rekord ky që prej fillimit të pandemisë në muajin mars. Për sa i përket shkallës së infeksioneve të reja për 100.000 banorë, Çekia zë aktualisht vendin e dytë në BE pas Spanjës.

Shkaku për këtë fiasko është një qëndrim tepër i shkujdesur ndaj kufizimeve të koronës, mbajtur me qëllim lirshëm nga qeveria çeke për arsye politike. Pas konfrontimit relativisht të suksesshëm me valën e parë të koronës, në verë nuk pati gati aspak kufizime. Por kur shifrat u rritën përsëri dhe në fund të gushtit ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Adam Vojtěch, kërkoi ashpërsimin e rregullave për mbajtjen e maskës, kryeministri Andrej Babiš e kundërshtoi.

Disa javë më vonë Vojtěch, që nuk është as mjek dhe as politikan që të jetë marrë me çështje shëndetësore, dha dorëheqjen. Me sa duket ai u sakrifikua nga kreu i qeverisë. Babiš solli në kabinet epidemiologun pa parti Prymula, i cili është mbështetës i fortë i kufizimeve. Pak më vonë Babiš pranoi se kishte bërë gabime në lidhje me koronën, por refuzoi të jepte dorëheqjen. Në vend të kësaj ai i kërkoi opozitës të “ndalonin sherrin për ca kohë”, duke thënë se është i lodhur nga grindjet.

Një ndryshim politik duket në horizont
Menaxhimi i koronës gjatë javëve të fundit në Çeki tregon se si kryeministri me orientim ekonomik liberal dhe populist i djathtë e merr faktikisht vendin peng për shkak të agjendës politike dhe aferave të tij. Ndërkohë situata e re emergjente vjen në një kohë, kur fryma në një pjesë të shoqërisë çeke po kthehet gjithnjë e më shumë kundër Babiš-it dhe qeverisë së tij dhe në horizont po ravijëzohet një ndryshim politik.

ANO (Aksioni i Qytetarëve të Pakënaqur), partia e kryeministrit, përjetoi për gati një dekadë ngjitje politike, duke u parë si forca kundër establishmentit. Miliarderi Babiš vetë prezantohet si antiburokrat, i cili lufton korrupsionin dhe i jep fund keqmenaxhimit të elitës. Që nga viti 2017 ai është në koalicion me socialdemokratët (ČSSD) dhe mbështetet nga komunistët (KSČM).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0