Shpend Ahmeti pyet: A mundet qeveria ta obligojë qyetarin ta marrë vaksinën anti-Covid?

HomePolitike

Shpend Ahmeti pyet: A mundet qeveria ta obligojë qyetarin ta marrë vaksinën anti-Covid?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë rastin e Brazilit, ku qeveria ka vendosur ta bëjë obligative vaksinën për imunizimin ndaj koronavirusit, teka ka shtruar pyetjen se a lejohet një gjë e tillë.

Ahmeti, përmes llogarisë së tij në ‘Twitter’ ka thënë se një debat i tillë po bëhet edhe në nivel global, përcjell Gazeta Express.

“Gjykata Supreme në Brazil ka vendosur që qeveria mund ti obligojë qytetarët me e marr vaksinën. Jo që duhet me na interesu çka ndodh në Brazil por interesant për debatin që po zhvillohet në çdo shtet të botës. A mendoni ju se qeveria mundet me e obligu qytetarin?”, ka shkruar ai.

I njëjti ka folur dje edhe lidhur me çështjen e vaksinave, teksa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të gjejnë mënyra të tjera që të sigurojnë vaksinën, meqë dozat e vaksinimit që do vijnë në qershor nuk do jenë të mjaftueshme për vaksinim mbarëpopullor.

“Deri më tani Kosova zyrtarisht është në rrnd me i ble 325 mijë vaksina të cilat vijnë në qershor. 325 mijë doza ose për rreth 160 mijë njerëz. Për këtë arsye kemi bërë thirrje që procesi të filloj para tre muajsh. Tani duhet të shikojmë opcione tjera”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.

Kosova ka siguruar mbi 300 mijë doza falas nga Bashkimi Evropian, të cilat priten të vijnë në qershor. /Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0