Sho kon Donald Trump: Infektimi im me Covid-19, bekim nga Zoti…

HomeAktualitet

Sho kon Donald Trump: Infektimi im me Covid-19, bekim nga Zoti…

Donald Trump i ka befasuar të gjithë, me statusin e fundit në Twitter. Presidenti i SHBA e ka konsideruar infektimin e tij me Covid-19 si “një bekim nga Zoti”, ndërsa la spitalin dhe u kthye në Zyrën Ovale ditën e mërkurë.

Në mesazhin në fjalë, të postuar në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se një koktej eksperimental nga Regeneron ishte çelësi i rikuperimit të tij. Ai nënvizoi se ishte sugjerimi i tij që të trajtohej me ilaçin në fjalë, i cili nuk është përdorur shpesh për pacientët me koronavirus:

“Ndihem mirë, jam në gjendje perfekte. Unë mendoj se infektimi me Covid-19 ishte një bekim nga Zoti. U infektova, dëgjova për këtë ilaç dhe vendosa të kurohem. Ky ilaç është sugjerimi që unë iu dhashë mjekëve”. Presidenti i SHBA gjithashtu premtoi se do t’ia sillte ilaçin falas popullit amerikan.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0