Shkumbin Demaliaj – LDK’së: Kërkesa që Haradinaj të jetë president nuk është e madhe, ai prezanton unitetin e popullit

HomeAktualitet

Shkumbin Demaliaj – LDK’së: Kërkesa që Haradinaj të jetë president nuk është e madhe, ai prezanton unitetin e popullit

Deputeti i AAK’së Shkumbin Demaliaj ka folur rreth kandidaturës së kryetarit të kësaj partie Ramush Haradinaj për president të vendit.
Ai tha se AAK e ka dëshmuar se është parti serioze.
“AAK i ka 20 vjet jetë dhe është subjekt serioz. Ka qenë pjesë shtet-formuese si subjekt politik deri më sot’, tha Demaliaj i ftuar në emisionin Pressing në T7.
“Besoj se në të ardhmen LDK do të jenë më të hapur dhe më korrekt për shkak se ai mund të jetë një prej unifikuesve të popullit të Kosovës”, shtoi ai.
“Nuk ka pasur me shkrim një marrëveshje paraprake lidhur me çështjen e kandidaturës për president apo nga cili subjekt i koalicionit. Derisa afati është deri në mars të vitit të ardhshëm besoj se kërkesa e AAK’së që z.Haradinaj të jetë president i Republikës së Kosovës nuk është e madhe se duhet të gjinden njerëzit që me të vërtetë përfaqësojnë një unifikim për qytetarin dhe z. Haradinaj mund të prezantojë unitetin e popullit”, tha Demaliaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0