Shkumbin Demaliaj e lëshon debatin, kjo është arsyeja

HomeAktualitet

Shkumbin Demaliaj e lëshon debatin, kjo është arsyeja

Krejt ky eskalim erdhi kur nisen akuzat ndaj Veton Surroit nga Nasim Haradinaj dhe Milaim Zeka, i cili kishte deklaruar (Surroi) se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës.
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ishte i ftuar në emisionin “Debat” në RTK, ku ishin prezentë nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ish-ministri Dardan Gashi, ish-deputeti Milaim Zeka ku u diskutua për Hagën dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe e lëshoi debatin, pasi siç tha ai në këtë debat po flitet me gjuhën “Kali”, “Gomar”.

Krejt ky eskalim erdhi kur nisen akuzat ndaj Veton Surroit nga Nasim Haradinaj dhe Milaim Zeka, i cili kishte deklaruar (Surroi) se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës.

Zeka e quajti Surroin rrugaq për këtë deklaratë, ndërkaq Nasim Haradinaj tha se me fjalën rrugaq është duke e nderuar. “Ai është tradhëtar”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, ish-deputeti Zeka tha se Surroi ka bërë libër racist kundër Drenicës.

Pastaj në vazhdim të debatit filluan Nasim Haradinaj e Milaim Zeka të përdorin fjalët “Kali” e “Gomar”.

Dhe erdhi reagimi i deputetit Demaliaj, i cili tha se si pasojë e moskordinimit tonë kemi lejuar individë që ta sulmojnë UÇK-në, e sot përdorim fjalor si “Kali”, “Gomar”.

“Po largona se na kemi institucione dhe këta kanë punuar ma mirë se na për secilin kundërshtim, pra për këta që po flasim sonte dhe po i fyejmë. Na i kanë ngritur krejt aktakuzat dhe nuk kemi qenë në gjendje me shkru një letër dhe për ta kundërshtuar edhe kur e ka ba raciste Drenicën por edhe me ia kontrollu edhe veprimet e tij gjatë kohës së Jugosllavisë… ata kanë punuar me letra e na i kemi fyer. Tash jemi këtu. Natën e mirë. Po largona për shkak të këtij debati Kali, Magar. Jam në televizion publik”, ka thënë Demaliaj.

Demaliaj paraprakisht pati përballje disa herë me Nasim Haradinaj për tema politike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0