Shkruajnë mediat serbe: “Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë”!

HomeAktualitet

Shkruajnë mediat serbe: “Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë”!

Presidenti Vuçiç, mik personal i kryeministrit shqiptar, Edi Rama po zgjeron orekset rajonale. Në fillim synonte copëtimin e Kosovës me anë të dyshes Thaçi-Rama, kurse pas vizitës në Uashinton ka shtuar planet rajonale në Ballkanin Perëndimor.Këtë e ka shprehur gazeta serbe “Informs” e njohur si përkrahëse e presidentit Vuçiq. Në faqen e parë këtë të hënë ia ka kushtuar një shkrimi, ku tregon planet serbe.Informs shkuan se presidenti Vuçiq është duke e risjellë Perandorinë e Dushanit. Ky shkrim vjen një ditë pasi ministri serb i Mbrojtjes foli me doza të forta për atë se çfarë duhet të jetë Serbia.
Ndërkohë një tjetër gazetë serbe proqeveritare, Telegraf, thotë se shqiptarët duhet t’i kapë paniku.

“Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë”.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga ministria e Jashtme e Shqipërisë për këto shkrime të mediave të presidentit Vuçiq. Miqësia deri në vëllazëri mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb, njihet publikisht. Ndërkohë Gjermania, si vend lider në BE, e shikon me rrezik zgjerimin serb në Ballkan, aq më tepër se shërbimet sekrete gjermane kanë informacione të besueshme të interesave politike dhe ekonomike mes Vuçiqit dhe Ramës. Ndërkohë Kosova është akoma pa stabilitet dhe pa orientim të qartë në raportet me Serbinë, kurse Tirana zyrtare po lëshon terren zgjerimit të interesave serbe në rajon, transmeton Koha Jonë.

Gazeta serbe nuk ka shkruar pa orientim prej liderit shpirtëror dhe financiar të presidentit Vuçiq

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0